Haxhi Shala, deputetë nga Nisma Socialdemokrate tha se në këto ditë të vështira të izoluar e të prekur nga pandemia globale COVID-19 dhjetëra komuna janë të prekura e që po përballen me këtë pandemik, përcjell InLajmi.
Shala tha se kryeministri në detyrë dhe ministri i Shëndetësisë fare nuk janë interesuar për qytetarët e Malishevës dhe se po përdorin institucionet si instrument politik duke vepruar mbi baza elektorale e inate politike.
Ai shtoi se pavarësisht rrethanave, Malisheva është mësuar të tejkalojë krizat që kanosin qytetarët e saj me jetë.
Postimi i plotë:
Në këto ditë të vështira të izoluar e të prekur nga pandemia globale Covid- 19, përfshirë edhe Kosovën, siç e dini kemi dhjetëra komuna të prekura në vend që po përballen me këtë pandemi, duke përfshirë edhe #Malishevën.
Numri i të prekurëve në Malishevë fatkeqsisht është numër i madh dhe po rritet çdo ditë, ndërsa niveli qendror i udhëhequr nga qeveria në detyrë, përkatësisht Kryeministri dhe Ministri i Shendetit, fare nuk janë interesuar për qytetarët e Malishevës, ata po përdorin institucionin qëndror të shëndetësise si instrument politik duke vepruar mbi baza elektorale e inate politike.
Pavarësisht rrethanave, Malisheva është mësuar të tejkalojë krizat që kanosin qytetarët e sajë me jetë. Së bashku me pushtetin lokal dhe me mjeket e infermeret, furrtarët, farmacistët, vullnetarët, e të tjerë, Malisheva mbetet e pa lëkundur në vijën e parë të fronit për të luftuar këtë pandemi dhe përhapjen e sajë.
Unë me mirësi u bëj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të shmangin maskimalisht ekspozimin e tyre në vendet publike madje duke përdorur udhëzimet për mbrojtjen ose parandalimin e kësaj pandemie./InLajmi/