Pothuajse i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19, por shteti evropian Austria ishte i pari që vendosi heqjen graduale të kufizimeve të lëvizjes, përcjell InLajmi.
Vendim të ngjashëm do të marr edhe Danimarka.
Në Danimarkë, plani është që çerdhet dhe shkollat fillore të rihapen më 15 Prill, ndërsa kompanitë gradualisht do të rifillojnë bizneset.
Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe për këtë arsye e keqja e madhe është parandaluar.
“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës./InLajmi/




















