Capital T ka pranuar publikisht se ai dikur ishte i lidhur me një femër nga showbizi, teksa nuk ka bërë të ditur ndonjë emër, përcjell InLajmi.
Këtë e ka treguar reperi përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram.
Dikush nga fansat e pyeti nëse ai ka pasur lidhje me dikë nga estrada dhe ai tha PO.
Ndër të tjerash, Capo tha se personi më i rëndësishëm për të është nëna e tij dhe se do të ketë edhe një Time Capsule këtë vit.
Gjatë karrierës së tij ai numëron bashkëpunime me disa këngëtare të skenës muzikore, për të cilat edhe është përfolur se ka pasur lidhje por asnjëherë nuk është konfirmuar diçka e tillë./InLajmi/