Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si institucioni bazë për përgatitjen e mjekëve po qëndron pranë institucioneve të tjera shëndetësore në luftën me pandeminë e coronavirusit, si dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kështu thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.
Përveç stafit akademik të UP-së, të cilët njëkohësisht janë edhe punëtorë shëndetësorë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, UP-ja ka angazhuar vullnetarë, të cilët janë duke dhënë kontributin e tyre në parandalimin e përhapjes së virusit korona në qendra të ndryshme shëndetësore të vendit tonë, në IKSHP, në Klinikën Infektive, në Ministrinë e Shëndetësisë, nëpër qendra të mjekësisë familjare dhe kudo që nevoja për punë është paraqitur.
Ftesës së Fakultetit të Mjekësisë dhe MSH-së për aktivizëm i janë përgjigjur:
280 vullnetarë (mjekë të rinj, mjekë specialistë, mbi 55 studentë vullnetarë të Fakultetit të Mjekësisë, infermierë, psikologë, punëtorë socialë etj.);, shkruan Telegrafi.com
41 vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë, aktivë në qendrat e mjekësisë familjare në vend;
14 vullnetarë – aktualisht po ndihmojnë në Qendrën e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe
4 vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë në Qendrën e Studentëve;