Në një fjalim televiziv, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha që Turqia ka mobilizuar të gjitha masat për të luftuar pandeminë dhe se me këtë rast do të ndërtohen dy spitale në Stamboll, transmeton InLajmi.
“Spitalet do të përfundohen brenda 45 ditëve, dhe do t’i hapim ato për shërbimin publik”, ka thënë Erdogan.

Secili spital do të i ketë nga 1,000 shtretër për të trajtuar pacientët me koronavirus.
Raportohet se njëri nga spitalet do të ndërtohet në zonën e ish-aeroportit ndërkombëtar të qytetit që ishte i vendosur në anën evropiane, ndërsa tjetri në Sancaktepe në anën aziatike të Stambollit.
“Me masat aktuale si dhe ato shtesë, ne do ta kapërcejmë këtë pandemi”, ka shtuar Erdogan./InLajmi/





















