Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka thënë se pandemia e koronavirusit si çdo degë tjetër në vend e ka dëmtuar edhe sektorin e sigurimeve, përcjell InLajmi.
Ai apelon se që të mos dilet në rrugë pa sigurimin e automjeteve
Mazreku tregon se kompanitë e sigurimeve janë duke punuar gjashtë orë në ditë në mënyrë që t’iu ofrohen shërbimet e kërkuara nga qytetarët.
“Si në çdo biznes tjetër në vend, pandemia e Coronavirusit ka dëmtuar tej mase edhe industrinë e sigurimeve në vend, pasi numri i policave të shitura nga kompanitë e sigurimeve ka rënë në minimum, deri sa në anën tjetër në rruge kemi mjaftë automjete që po qarkullojnë, madje edhe pa regjistrim fare. Rritja e numrit të automjeteve ta pa siguruara në këtë fazë edhe më shumë keqëson situatën, pasi që aksidentet që shkaktojnë ata sipas ligjit në fillim duhet të kompensohet nga Fondi i Sigurimit, i cili mirëmbahet nga kompanitë e sigurimit, deri sa më vonë kompanitë kërkojnë rimbursim nga shkaktar i aksidentit”, ka deklaruar Mazreku në intervistë për Telegrafin./InLajmi/