Ujësjellsi Rajonal i Prishtinës kanë dënuar manipulimin me valvola të sistemit të rrjetit nga persona të papërgjegjshëm, përcjell InLajmi.
Ndërhyrjet e paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, manipulimi me valvola të sistemit të rrjetit nga persona të papërgjegjshëm, intervenimet në zonat urbane e rurale në rrjetin e ujësjellësit qoftë nga kompani private, ndërtues objektesh apo persona fizik, pa e njoftuar ujësjellësin, janë të papranueshme, ngase secila prej tyre mund të çrregulloj sistemin dhe shpërndarjen e barabartë të ujit të pijshëm te konsumatorët, thuhet ne nje njoftim te KUR “Prishtina”.
“Kërkojmë nga Operatorët ekonomik, si KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që nëse gjatë kësaj periudhe e kanë të domosdoshme intervenimet në rrjetin e tyre , kërkojmë që të njoftojnë paraprakisht KRU”Prishtina” , ngase po hasim në probleme, e sidomos kur bëhet fjalë për intervenimet që si shkak mund të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike e që mund të çrregullojë në masë sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, rast konkret në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Bashkërendimi i aktiviteteve, në këtë kohë pandemie, sjellë rezultate të mira në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”./InLajmi/