Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, pesë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44.
Ndërsa, deri dje janë regjistruar edhe 148 raste si pozitive në Covid-19, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve tani është 1 mijë 624, kështu ka thënë Goran Stevanoviq, drejtori i Qendrës Klinike Infektive në Serbi.
Stevanoviq tha se 1 mijë 046 pacientë janë shtruar në spital ndërsa 89 prej tyre janë vendosur në respiratorë.
“Ne kemi shëruar pacientë, por numri është ende i vogël sepse procesi i shërimit zgjat më shumë. Për ata me një situatë klinike më të lehtë, trajtimi zgjat midis shtatë ditëve dhe dy javë, dhe ata që kanë gjendje më të vështirë, trajtimi zgjatë më shumë se tetë javë”, tha Stevanoviq.l.net.