Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, përmes një postimi në faqen zyrtarë facebook, ka bërë të ditur se ka bërë denoncim për shpifje, në rastin e mesazheve që u publikuan në rrjete sociale, përcjell InLajmi.

Ai ka thënë se mashtruesit do të përballen me organet e drejtësisë.



Ky është postimi i tij:
Para pak minutash bëra denocimin në Policinë e Kosovës.
Dua të shprehë vlerësimet e mia për profesionalizmin e treguar nga ana policisë së Kosovës në identifikimin e personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së.
Shpifësit, mashtruesit, fabrikuesit, linçuesit do të përballen me organet e drejtësisë!
Ata nuk e meritojnë lirinë!/InLajmi/



















