Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 dhe të gjitha rastet janë negative të cilët do të lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku i cili në facebook ka shkruar se ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!
Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!/InLajmi/