Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në objektin e Televizionit Publik dhe ka takuar Drejtorin Gjeneral të RTK’së, Ngadhnjim Kastratin, për këtë vizitë s’kishte njoftuar Qeveria dhe as Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
RTKlive shkruan se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë vizituar RTK-në ku janë pritur nga drejtori i përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati.
Kurti shoqërohej nga ministrat Bislimi, Vitia, Hajdari, Bajrami dhe zëvendësministrja Hoxha.
Gjatë diskutimit të tyre u fol për bashkëpunimin sa më të mirë në kohë pandemie me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve.
Radio Televizioni Publik i Kosovës u vlerësua për kontributin që po jep në mbështetje të mësimit në distancë dhe për pandeminë.
Delegacioni qeveritar më pas vizitoi ambientet e RTK-së për të parë kushtet në të cilat zhvillohet puna aty./InLajmi/