Gjatë ditës priten të lirohën 98 persona të cilët tash e 14 ditë ishin vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan InLajmi.

Përpos tyre në karantinë po qëndrojnë edhe persona të tjerë nga të cilët një femër ka tentuar të ikë, dhe me këtë rast edhe është lënduar.

Sipas Policisë, e njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë.
“E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë”./InLajmi/




















