Rrjeti social Facebook ka reaguar duke rrëzuar postimet që kanë të bëjnë me këtë konspiracion të pavend sipas autoriteteve Britanike.
Tre zjarr-vënie të antenave celulare në Britani janë nën hetim ndërsa teoritë konspirative kanë pushtuar vendin duke e lidhur teknologjinë 5G me koronavirusin.
Antenave ju vu zjarri në Birmingham, Liverpool dhe Melling ndërsa një video po qarkullon në YouTube dhe Facebook që lidh teknologjinë me përhapjen e COVID-19.
Në mbarë Anglinë inxhinierët e telekomunikacionit kanë marrë kërcënime nga persona të cilët besojnë tek kjo teori.
Por nuk ka përfunduar këtu sepse këto teori po përhapen edhe nga personazhe të njohura publike në Britani siç ishte rasti i anëtares së jurisë së Britain Got Talent Amanda Holden.
Rrjeti social Facebook ka reaguar duke rrëzuar postimet që kanë të bëjnë me këtë konspiracion të pavend sipas autoriteteve Britanike.