Një person në Gjakovë dje pësoi lëndime të rënda në vendin e punës.
I njëjti, siç ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh është rrëzuar nga lartësia dhe ka pësuar lëndime trupore, shkruan InLajmi.
Viktima është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësore.
Gjakovë 02.04.2020-09:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar gjatë punimeve është rrëzuar nga lartësia dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar të cilit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/