Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se janë marrë masa ndëshkuese për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë gjatë kohës së pandemisë.
Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës sociale në markete, inspektorati komunal sot ka mbyllur përkohësisht “Viva Fresh Store”.
Tani asgjë nuk ka më shumë rëndësi se siguria e qytetarëve dhe kushdo që nuk zbaton këto vendime, do ndëshkohen konform rregullativës ligjore, shkroi Kastrati./InLajmi/