Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin një pandemi, që nënkupton se asnjë vend nuk është i sigurt nga efektet e saj, një pjesë e vogël vendesh në mbarë botën “kanë shpëtuar” prej virusit deri më tani.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, virusi ka mbi 1,034,098 raste të konfirmuara në të gjithë botën, me numrin e vdekjeve të arrijnë afro 54,464, sipas shifrave të përpiluara nga Worldmeters.
Sidoqoftë, 16 vende disa nga vendet e Paqësorit dhe të tjerët nga rajoni i Afrikës dhe Azisë nuk kanë raste të konfirmuara deri më tani.
Në Afrikë, vendet e Lesoto, Sudanit të Jugut, Jemeni, Sierra Leone, Burundi dhe Malawi dhe rajoni i Saharasë Perëndimore deri më tani nuk kanë raportuar ndonjë rast të koronavirusit.
Në Azi, vende të tilla si Turkmenistan, Taxhikistan dhe Koreja e Veriut gjithashtu nuk kanë raste të raportuara.
Ekzistojnë gjithashtu disa kombe të ishullit të Paqësorit, destinacione të njohura turistike gjatë kohërave normale, të cilat nuk janë të paprekura nga virusi falë izolimit dhe largësisë së tyre.
Këto vende dhe rajone përfshijnë Tonga, Samoa, Vanuatu, Ishujt Cook, Niue dhe Tuvalu.
Virusi COVID-19 është përhapur në të paktën 204 vende dhe rajone në mbarë globin.
Në përgjithësi, më shumë se 220,023 njerëz të diagnostikuar me koronavirus janë shëruar prej saj.
Burimi: aa.com.tr