Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se po vazhdon luftimi i koronavirusit, duke kontribuar në pajisjen e Qendrave të Mjekësisë Familjare me mjete të nevojshme, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se 5 qendra të mjekësisë familjare janë furnizuar me pajisje që prodhojnë oksigjen dhe ky është një lajm shumë i mirë për të infektuarit.
Njoftimi i plotë:
Këto janë aparete oksigjen koncentrator apo pajisje të cilat prodhojnë oksigjen me rrymë.
Pesë Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tashmë janë të pajisura me të tilla dhe pajisje të tjera të nevojshme për të trajtuar pandeminë #covid19.
#rriNshpi
#Prishtina
Ndryshe në vend janë duke u përdorur ilaçet që janë testuar në SHBA dhe pritet të tregojnë efekt pozitiv./InLajmi/