Ilir Kërçeli, Këshilltari i Glauk Konjufcës, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka publikuar një raport krahasues të shpenzimeve të kësaj ministrie derisa ishte në krye Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij përcjell InLajmi.
Ai i ka krahasuar shpenzimet e kaluara me këto aktuale kur vrehët dukshëm një rënie.
Sipas tij, Pacolli ka harxhuar afër katër herë më shumë se Konjufca në një muaj. Pacolli mesatarisht ka shpenzuar 6978 euro në muaj, ndërsa Konjufca 1596 euro.
Për katër muaj në krye të Diplomacisë, Pacolli kishte shpenzuar 27,914 euro, ndërsa Konjufca për dy muaj ka shpenzuar 3193 euro.
“Pasuria më e madhe është dashuria ndaj atdheut”, ka shkruar Kërçeli në Facebook./InLajmi/