Të shumta janë rastet kur në emrat e rrugëve janë vendosur emra diplomatësh të huaj, e që jo gjithmonë shkruhen siç duhet, shkruan InLajmi.
Komuna e Prizrenit në mënyrë shumë origjinale ia ka përkthyer në shqip emrin e diplomatit William Walker duke e bërë Villiam Voker.
Duke ia vënë emrin një rruge, Komuna e Prizrenit e ka nderuar personin që e mobilizoi botën duke thënë të vërtetën për masakrën e Reçakut, por këtë nuk e ka bërë duke ia përkthyer emrin.
Nga padija ose pakujdesia, kjo rrugë e cila edhe pse e ka mesazhin domethënës, nuk po mund ta ketë edhe shqipëtimin./InLajmi/