Zëvëndëskryeministri i Qeverisë në largim, Haki Abazi ka komentuar zgjedhjen e 27 anëtarëve në bordet e Ndërmarrjeve publike, përcjell InLajmi.
Sipas tij, vetëm 4 prej tyre janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, sepse u përfol që shumica nga ta janë të kësaj Partie.
Ai ‘quditërisht’ ka përmendur faktin se asnjëri prej tyre se kanë mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca.
“Në duam të ndërprejmë vjedhjen, ne duam të ndërprejmë gjakëderdhjen. Ne duhet ta ndërprejmë shkatërrimin, degradimin dhe vjedhjen e ndërmarrjeve publike. Asnjëri prej tyre nuk e ka as Abazi as Kurti as Konjufca. Nëse ndonjëri do të bëj keqpërdorim të pozitës, unë do të jem i pari që do të them se duhet të dënohet për atë që ka bërë”, ka thënë ai në TV Dukagjini./InLajmi/