• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

3 prilli ndër vite

J G nga J G
3 April 2020
në Kalendari historik
0 0
0
Kalendari historik, 2 dhjetor
2
SHPERNDARJE
70
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

3 Prilli është dita e 92-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 274 ditë.

Ngjarje

33 – Ndodhi kryqëzimi i Jezu Krishtit, sipas astronomëve Hamfris & Waddington. Por a mund të datohet kryqëzimi i Krishtit duke përdorur astronomi? Shumë njerëz kanë provuar. Në revistën Naturë (numri i 22 dhjetorit 1993), Colin Humphreys dhe W. Waddington shqyrtuan të gjitha përpjekjet e mëparshme dhe arritën në përfundimin se kryqëzimi i Krishtit ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur ditën e premte, më 3 prill të vitit 33. Këtë parashikim ata e mbështesin mbi disa informacione në Dhiatën e re; p.sh., kryqëzimi ndodhi gjatë 10 viteve kur Ponc Pilati ishte administrator i Judesë, mes viteve 26-36, sipas shënimeve historike të pavarura, veçanërisht në shkrimet e historianit romak Taciti. Mbi këtë pjesë të informacionit nuk ka asnjë mosmarrëveshje se Ponc Pilati është figurë e njohur historike dhe përmendet me emër. Por një qasje e ngjashme për datën e lindjes së Krishtit është shumë më e komplikuar për shkak se Ylli i Betlehemit është identifikuar si një shumëllojshmëri ngjarjesh astronomike dhe astrologjike.

1776 – George Uashingtoni merr diplomën e nderit si doktor në jurisprudencë nga Kolegji i Harvardit

1834 – Gjeneralët që kishin udhëhequr Luftën Greke të Pavarësisë dalin në gjyq për tradhëti. Një prej tyre ishte Theodor Kolokotroni; ai akuzohej për nxitjen e rebelimit ndaj mbretit Otto të Greqisë. Otto ishte bavarez, ndërsa Kolokotroni mbështeste një aleancë me Rusinë. Më 7 qershor 1834, ky gjeneral i shquar i luftës greke për pavarësi u dënua me vdekje, por u fal pas 9 muajsh, në vitin 1835. Theodoros Kolokotroni vdiq në vitin 1843 në Athinë, një ditë pas dasmës së djalit të tij, Kollino. Kolokotroni, arvanitas, është një figurë legjendare, hero kombëtar; i njohur si “Plaku i Moresë”; sot më 3 prill (1770) është edhe përvjetori i ditëlindjes së tij.

1917 – Vladimir Iliç Lenini arrin në Petrograd nga Zvicra. Me të mbërritur, Lenini botoi në gazetën bolshevike Pravda “Tezat e Prillit” dhe filloi t’i lexonte ato me zë të lartë në takimet me punëtorët. Brenda një viti, Lenini do të përmbyste qeverinë dhe do të merrte kontrollin e vendit.

1922 – BRSS, Stalini emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste.

1919 – Me kërkesën e qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri për të shpërndarë ndihma humanitare; vendi ishte rrënuar nga Lufta e parë. Kryqi i Kuq i vendosi zyrat kryesore në Tiranë dhe ngriti qendra të tjera në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të cilat u pajisën me mjekë, infermiere, dentistë dhe personel tjetër ndihmës. Shumica e furnizimeve me ushqime, barna dhe veshje u sollën me anije në Durrës, ndërsa spitale e klinika u ngritën në çdo qendër. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Kryqi i Kuq Amerikan hapi edhe shkolla fillore të pajisura me libra, fletore dhe mjete të tjera mësimi, si dhe morri në punë, me pagesë, arsimtarë shqiptarë.

1926 – Italia krijon të ashtuquajturin Korpusi i Forcës për të goditur sindikatat e fuqishme të punëtorëve italianë.

1941 – Kryeministri britanik Winston Churchill paralajmëron Stalinin mbi pushtimin gjerman të Rusië. Por disa historianë tani thonë se Stalini ishte në dijeni të planeve të Hitlerit. Mosveprimi i Stalinit, pavarësisht dijenisë rreth “Operacionit Barbarosa ” për pushtimin e Rusisë, vazhdon të jetë një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Stalini kishte të dhëna të sakta lidhur me operacionin nazist, por nuk reagoi. Gjermania do të fillonte zbatimin e operacionit Barbarossa kundër BRSS-së në mes të qershorit 1941. Më 5 maj 1941, agjenti sovjetik në Japoni, Riçard Sorge i dërgoi Moskës mikrofilmin e një telegrami nga ministri i Jashtëm nazist Ribentrop ku konfirmohej përgatitja e sulmit; 10 ditë më vonë, Sorge njoftoi datën e saktë të sulmit, më 22 qershor. Dhe si shpërblim? Stalini u shfryu ndaj Sorges, duke e share me fjalë të ulta. Dhe jo vetëm kaq. Pas arrestimit të Sorges nga japonezët, Tokio propozoi shkëmbim robërish (përfshi Sorgen), por Stalini nuk pranoi dhe e la agjentin e talentuar të vdiste në burg. (The Enigma of Barbarossa, David Murphy, 2005)

1948 – Presidenti amerikan Harry Truman nënshkruan Planin Marshall prej miliarda dollarësh në ndihmë për rindërtim në 16 vende evropiane të rrënuara nga lufta, përfshi Gjermaninë. Ndihma nga Shtetet e Bashkuara fillimisht ishte në ushqime, lëndë djegëse, makineri dhe më pas nëpërmjet investimeve në kapacitetin industrial të Evropës. Financimi i Planit Marshall përfundoi në vitin 1951. Ekonomitë e Evropës u rritën në një shkallë të paparë; marrëdhëniet në të gjitha fushat çuan në krijimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO); ndërsa begatia ekonomike e udhëhequr nga industritë evropiane të qymyrit dhe çelikut ndihmoi në hedhjen e themeleve të atij që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian.

1949 – Uashington D.C.: SHBA-ja, Britania, Franca dhe Kanadaja nënshkruajnë paktin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO; të nesërmen ky pakt do të nënshkruhej edhe nga 8 vende të tjera evropiane;, Belgjika, Danimarka, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia.

1958 – Revolucioni kuban: Rebelët e Fidel Kastros sulmojnë Havanën. Fidel Alejandro Castro Ruz, djali i paligjshëm i një fermeri të pasur, përqafoi ide anti – imperialiste të majta ndërsa ishte student juridiku në Universitetin e Havanë. Pas pjesëmarrjes në rebelime kundër qeverive të krahut të djathtë në Republikën Domenikane dhe Kolumbi, Kastro planifikoi përmbysjen e juntës ushtarake pro-amerikane kubane të Fulgencio Batistës. Në vitin 1953, Kastru u burgos për një vit, pas një sulmi të dështuar mbi kazermat Monkada. Pas lirimit, Fideli shkoi në Meksikë, ku formoi një grup revolucionar me vëllain e tij Raul dhe mikun Çe Guevara. Pas kthimit në Kubë, Kastro udhëhoqi Revolucionin Kuban, i cili rrëzoi Batistan në vitin 1959; të alarmuar nga kredencialet e tij dhe nga marrëdhënie miqësore me Bashkimin Sovjetik, administratat amerikane Eisenhower dhe Kennedi, u përpoqën, por pa sukses, për ta rrëzuar Kastron me anë të bllokadave ekonomike, përpjekjeve për vrasje dhe kundër- revolucion, duke përfshirë edhe pushtimin e Gjirit të Derrave më 1961. Për t’i bërë ballë kërcënimeve të tilla, Kastro formoi aleancë ekonomike dhe ushtarake me sovjetikët, dhe i lejoi ata për të vendosur armë bërthamore në ishull, duke shkaktuar krizën e raketave kubane në vitin 1962.

1996 – Sekretari amerikan i Tregtisë, Ronald Brown vdiq në aksident ajror mbi Kroaci.

1973 – Në Nju Jork realizohet thirrja e parë me telefon celular.

  • 1999 – Aeroplanët e NATO-s bombarduan qendren e Beogradit, për herë të parë nga fillimi i bombardimeve më 24 mars. Janë qëlluar ndërtesa e Ministrisë federale të punëve të brendshme . Në Novi Sad është shkatrruar ura e dytë në Danub.
  • 2008 – Në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë lirohet ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Lindje

  • 1367 – Henry IV, mbret i Anglisë († 1413)
  • 1660 – Daniel Defoe – shkrimtar anglez
  • 1904 – Graham Green – shkrimtar anglez
  • 1924 – Marlon Brando – aktor amerikan
  • 1928 – Ibrahim Galimuna, patriot dhe tipograf shqiptar
  • 1930 – Helmut Kohl, politikan gjerman
  • 1933 – Fitnete Rexha, këngëtare shqiptare
  • 1945 – Catherine Spaak – aktore franceze
  • 1957 – Shpendi Sollaku Noè, shkrimtar shqiptar
  • 1961 – Eddie Murphy, aktor dhe komedian afro-amerikan

Vdekje

  • 1849 – Juliusz Słowacki, shkrimtar polak (l. 1809)
Tags: 3 prillLindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Mot me diell dhe vranësira

Postimi tjetër

Nëse je i fortë, tregohu i butë dhe paqësor

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 25 korrik ndër vite?

25 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 22 korrik ndër vite?

22 July 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 korrik ndër vite?

17 July 2025
Postimi tjetër
Nëse je i fortë, tregohu i butë dhe paqësor

Nëse je i fortë, tregohu i butë dhe paqësor

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu