Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli edhe një herë ka përsëritur se s’ka as s’ka për të pasur kurrë marrëveshje sekrete, ka edhe ka për të pas gjithmonë tentativa për mi mashtru qytetarët për përfitim politikë, përcjell InLajmi.
“Tashmë më pas një qëndrimi të SHBA-ve, që s’ka pas e as s’ka ndonjë plan në Shtëpinë e Bardhë”
Ky është konsum elektoral, po e vë situatën në një pozicion të vështirë. Nëse ka marrëveshje gjeje atë pra, por nëse ka edhe do të dihet.
Kam qenë kryetar i parlamentit, asnjëherë s’është përmend, kam qenë në Shtëpinë e Bardhë disa herë, në Pentagon e kurrë s’u përmend ky plan.
As s’u përmend ndarja, kjo është e vërteta.
Po flasim për një mashtrim që po e dëmton jo vetëm shtetin tonë, por edhe raportin me Amerikën”, tha Veseli, përcjellë Indeksonline.
Ai shtoi tutje se ndarja është tradhëti kombëtare dhe s’guxon askush në botë me ba.
“Asociacioni i komunave serbe është në tavolinën e bisedimeve.
Asociacioni do të thotë për mua pak ma shumë se ndarje, një opsion ky, është paralizim i sovranitetit i shtetit të Kosovës. Ky është përmend. E vetmja çështje e biseduar është kjo. SHBA-të kanë pas një qëndrim të drejtë dhe të qartë, ne do të jemi me ju, por ju dhe Serbia duhet të mirreni vesh”, tha ai./Indeksonline
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli duke folur edhe për situatën aktuale politike në vend, tha se zgjedhjet si opsion në princip do të ishin më të mira. Në emisionin debatues “Click”, Veseli edhe njëherë ripërsëriti se qëndrimi i Kushtetueses duhet të respektohet. Po ashtu ripërsëriti se PDK-ja do të mbetet në opozitë./InLajmi/