Të vetizoluarit në qendrën e studentëve kanë organizuar një protestë e cila ka eskaluar në rrahje, përcjell InLajmi.
Ata janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës.
Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve.
Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.
Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studentve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit./InLajmi/