Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ( QKUK), sot me 02/04/2020, janë të spitalizuar gjithsej 60 pacientë.
Prej tyre, me Covid -19 janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Një paciente në kujdesin intensiv, e pranuar me datën25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv.
4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi./InLajmi/