Dy zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kryer analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ky dy prej zyrtarëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan InLajmi.
Duke e parë këtë gjendje, SHKK-ja ka bërë kërkesë në IKSHPK që të bëhet edhe testimi i 48 të burgosurve.
Njoftimi i plotë i Shërbimit Korrektues të Kosovës:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.
Të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.
Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik./InLajmi/