Burime nga Klinika Gjinekologjike informojnë se gjendja e lehonës nga Kumanova që gjatë natës së djeshme u diagnostikua me virusin korona është stabile dhe e njëjta tashmë gjendet në Klinikën Infektive.
Foshnja e saj po mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe po ashtu është në gjendje të mirë shëndetësore.
Është marrë materiale për testimin e foshnjës për COVID-19 , rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotshme./Alsat