Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë është bërë pa asnjë koordinim me qeverinë amerikane, shkruan InLajmi.
Në një postim në facebook ai ka thënë se “Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane. Nuk shoh që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike. Edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë”,ka shkruar Haziri.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.647629998610736/3914963435210693/?type=3
Qeveria në detyrë hoqi taksën 100 % ndaj mallrave Serbe./InLajmi/