Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk është në rolin e tij.
Hasani ka thënë se Thaçi, tash kur është rrëzuar Qeveria Kurti, po përdor diskurs diskriminues, përjashtues. Po ashtu ka thënë se Kushtetuta e thotë qartë se si duhet të veprohet në këtë rrethanë.
“Diskursi që po e përdor presidenti është diskriminues, është përjashtues. Presidenti nuk mund të sillet si kapadai por brenda parametrave, ai në mënyrë absolute po del nga roli i tij, sepse ai nuk mund të formësojë apo dirigjojë vullnetin politik. Në rastin konkret nuk ka asnjë gjë të paqartë sa i përket formimit të Qeverisë sepse nuk ka ndryshuar asgjë me dy situatat e më hershme”, ka thënë Hasani në KTV.
Ai, i pyetur nëse duhet të bëhet Qeveria pa zgjedhje të reja, ka thënë “jo domosdo”. Ka dhënë arsyet për këtë.