Sot në mëngjes bora ka mbuluar rrugët e e vendit tonë duke na zënë në befasi, shkruan InLajmi.
Por pavarësisht kësaj ministri i infrastrukturës Lumir Abdixhiku, ka thënë se edhe pse nuk ka qarkullim, kujdesi do të mbetet i shtuar
“Borë nuk ka shumë, qarkullim edhe më pak, por për aq sa ka borë e aq sa ka qarkullim mallrash, rrugët i kemi të hapura. Do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe sonte”
Rrugët nëpër gjithë vendin janë të kalueshme, por sugjerohet të kemi kujdes, gjithashtu është ulur edhe numri i aksidenteve në trafik./InLajmi/