Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka publikuar vendimin e qeverisë në detyrë për reciprocitetin, shkruan InLajmi.
Qeveria në detyrë e Kosovës, mbrëmë ka marrë vendim që ndaj Serbisë të vendoset masa e reciprocitetit.
Pas këtij vendimi, gjatë së mërkurës, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se me fillimin e zbatimit të reciprocitetit është edhe dëshmi që Amerika i do patriotët dhe jo servilët.
Postimi i plotë i tij:
Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës.
Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit.
Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit./InLajmi/