Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është testuar për Koronavirus.

“Jo s’e kam bërë testin. Nuk ja zë rendin dikujt që është i infektuar, apo që ka simptoma të këtij gripi. Është e pakuptimtë me shku me bë test pa nevojë e me ja zënë vendin dikujt”, ka thënë Haradinaj në Frontal, shkruan Insajderi.

Haradinaj ka akuzuar kabinetin qeveritar në krye me Kurtin që kanë bërë testin për koronavirus, sipas tij pa nevojë.
Ndryshe ditë më parë i gjithë kabineti i kryeministrit Albin Kurti kanë dalë negativ në testet që i kanë bërë për Koronavirus.




















