Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e afatit të masës së përkohëshme për Ligjin e Pagave deri me 30 qershor 2020, përcjell InLajmi.
“ Turp, ofendim, degradim, në këtë kohë të kësaj lufte globale merren vendime pikërisht kundër ”Heronjëve” dhe nga kush… institucioni më i lartë i drejtësisë. Provokohet situata mu në kohën kur neve mendojmë për shëndetin e popullatës e disa të tjerë po mendojnë për kolltuqet e buta dhe pagat e tyre marramendëse”, thuhet në reagim”.
Në këtë komunikatë është bërë e ditur po ashtu se ata do të luftojnë pandeminë coronavirus (COVID-19), e pas kësaj ata do të marrin vendime./InLajmi/