Një person është gjendur pa shenja jete afër stacionit të autobusëve në Prizren.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar rreth orës 10 për rastin.
“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autobusëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj, shkruan lajmi.net.
Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.