Në fshatin Pastasellë të Rahovecit, 21 vjet më parë, u vranë dhe u masakruan 106 civilë të pafajshëm të këtij fshati dhe fshatrave tjera përreth, shkruan InLajmi.
E sot ishte presidenti ai i cili bëri homazhe duke i përkujtuar viktimat, kryerësit e të cilëve ende nuk kanë dalur para drejtësisë.
“Asnjë nga kryerësit e kësaj masakre mizore nuk është vënë para drejtësisë. Dhimbjet ende rëndojnë në zemrat dhe mendjet e çdo familjari të tyre. Ato do të lehtësohen vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend e duhur” ka shkruan presidenti në facebook.
Masakra e fshatit Pastasellë të Rahovecit është një nga më të tmerrshmet që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999./InLajmi/