Thaçi ftesën e parë për takim ia ka bërë Kurtit, ku siç shkruhet në të ora e pritjes në Kabinetin e Presidentit është ora 10:00 e ditës së mërkurë, përcjell InLajmi.
E ishte kryeministri në detyrë ai i i cili tha se do të shkojë në takim dhe do ta paraqesë qëndrimin e tij.
“Unë ja kam dhënë detyrë këshilltarëve ligjore, sidomos atyre në aspektin kushtetues që ta vlerësojnë ftesën e presidentit. Sugjerimi i tyre është që unë të shkoj dhe unë do të shkoj nesër në takim si kryeministër në detyrë, që ta paraqes qëndrimin tim, qëndrimin tonë dhe duke mos e konsideruar si konsultim për qeveri, meqenëse do të ishte një lloj shkelje e kushtetuese se nuk ndodheni në një situatë paszgjedhore”, tha Kurti.
Kujtojmë se Thaçi ftesën e parë për takim ia ka bërë Kurtit, ku siç shkruhet në të ora e pritjes në Kabinetin e Presidentit është ora 10:00 e ditës së mërkurë.
Gjysmë ore më pas Kurit, termini i orës 10:30 është i rezervuar për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
E menjëherë pas Mustafës i vjen radha kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të pritet nga Presidenti në orën 11:00. /InLajmi/






















