Katër persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, deklaron Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar në facebook duke e falenderuar Qendrën Infektive IKSHKP, dhe qytetarët.

Postimi i tij i plotë:
Katër pacientë të shëruar.
Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.
Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.❤️?
T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë?
Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
ktive për punën e bërë./InLajmi/





















