Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentin, Hashim Thaçi për konsultime pas rrëzimit të Qeverisë.
Lajmin e konfirmoi anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi në një konferencë për media.
Nesër për takim në presidencë është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Por që nga zyrtarë të LVV-së kanë theksuar se ai nuk pritet të shkojë në takime të tilla./InLajmi/