Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi- Fifi sot feston ditëlindjen e 26-të.
Ajo në këtë ditë të rëndësishme ka vendosur të publikojë një këngë të re, në të cilën ka bashkëpunuar me artisten e mirënjohur Remzie Osmani.
Projekti është ritmik dhe dy artistet duken të mrekullueshme në klipin e realizuar nga ‘Cinematic Albania’.
Tekstin e ka shkruar vet Fifi, ndërsa për producimin është përkujdesur Apollo.
Kënga tashmë gjendet e plotë edhe në YouTube, ku me t’lu lansuar reagimet e fansave ishin mjaft pozitive.
