Ajo ka sqaruar se PDK-ja është në opozitë dhe aty do të mbetet.
“Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë, nuk përzihemi në biseda për formimin e qeverisë, ne jemi në opozitë”, është shprehur Hoxha.
Por, ajo sqaroi se PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.
“Ne gjithashtu jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje”, ka thënë deputetja Hoxha.
E gjatë kësaj qeverisje, Hoxha thotë se nuk ka pa diçka përveç shkarkimeve ka thënë Hoxha në T7
“Nuk shoh diçka në këtë qeverinë që u rrëzua, gjithçka që kam dëgjuar është ‘shkarkime shkarkime shkarkime’”, shtoi Hoxha.