Gjermania ka raportuar për 128 vdekje shtesë dhe 4,615 raste të konfirmuara të koronavirusit nga ditë e hënë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar Insititutin Robert Koch.
Sipas kësaj agjencie të shëndetit publik, numri i të infektuarve në këtë shtet nga virusi arrin në 61,913, ndërsa i të vdekurve në 583.
Në qytetin lindor, Jena, pasagjerët e transportit publik dhe shitësit nëpër dyqane do të duhet të vendosin maskë mbrojtëse.
Në mungesë të maskës, njerëzve do t’iu lejohet vendosja e shallit, për të mbuluar hundën dhe gojën, shkruan REL.
Këshilli i këtij qyteti ka thënë se rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga java e ardhshme.