Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet, shkruan InLajmi.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka lutur qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim.
Postimi i plotë i tij:
Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPBsë, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim./InLajmi/