Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar sonte gjatë një interviste në RTK zërat e ditëve të fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes për mundësinë e trazirave, që kylmuan sot me deklaratën e Agim Bahtirit për vëllavrasje.
Veseli tha se sa të ekzistonë PDK, në Kosovë nuk do të mund të ketë luftë vëllavrasëse dhe kishdo që nxitë kë luftë, nuk ka vend në Kosovë.
“E para, dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës që të ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Askush nuk duhet të ketë frikë nga frikacakët që bëjnë thirrje për dhunë. Këta njerëz nuk ju kanë gjetur vendit të vet kur ka qenë koha të luftojnë kundër Serbisë. Dhe, sot të thirret për luftë brenda shqiptarëve, kjo është e papranueshme. Unë ju siguroj se sa të jetë PDK, luftë civile në Kosovë kurrë nuk do të ketë. Kjo tokë u la me gjak të mijëra dëshmorëve e martirëve, vajzave dhe djemve, në luftë për liri. Gjaku nuk derdhet për pushtet. Po ju them: kushdo që bën thirrje për vëllavrasje, dhe luftë civile, nuk do të ketë vend në Kosovë”, tha Veseli./InLajmi/