Në një intervistë para disa ditëve Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte thënë se do të bëje negociata me liderët e partive politike, përcjell InLajmi.
I pari nga këta lider është kryeministri në detyrë Albin Kurti, me të cilin do të mbajnë takim të mërkurën me një Prill.
Në ftesën e siguruar, Presidenti Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit për konsultime në Presidencë.
“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.
Më tej në shkresën e Presidentit dërguar Kurtit shkruan se takimi do të mbahet më 01.04.2010, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Kosovës./InLajmi/