Zëdhënësi për informim i Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka dhënë detaje lidhur me trajtimin në QKUK si dhe gjendjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Ai ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 37 të infektuar me Covid-19.
”Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.
• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.
Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.
(Burimi i raportit: Klinika Infektive QKUK, raporti i hartuar nga Dr. Sadije Namani)”./InLajmi/