Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore.
Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.
Të hënën, vendi ynë do të vazhdoj me kushte të ngjashme meteorologjike, sikur ditët paraprake.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.