Pas deklaratës së Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje, ka reagime të ndryshme kundërshtuese dhe kritikuese, shkruan InLajmi.
Reagimi i radhës vije nga ish- këshilltari i Haradinajt Halil Matoshi i cili thotë se thirrja në trazira dhe dhunë është e ndëshkueshme në kodin penal të Kosovës.
Matoshi e quan Bahtirin ‘Sehirbaz’’
Postimi i plotë:
Sehirbazi nga Mitrovica
Dikur dukej pazarxhi i parrezikshëm, që tregëton “počurka” dhe hokatar i pasherr!?
Sot, sehirbazit nga Mitrovica i qenkëshin rritë thonjtë dhe po lypka gjakderdhje në Kosovë!?
I veshun me pushtet politik, ai mpreh njato kthetrat për të cilat flet Elias Canneti dhe bâhet gati për sulm!
P.S.
Ai është vetja e dytë e votuesit shkretan e injorant, i cili, voton qiftin e tij, nën presionin e ndrydhjës, sepse i ngjason!
Thirrja në trazira dhe dhunë âshte e ndëshkueshme në kodin penal të Kosovës, porse ashiqare, prokurorë të paguximshëm sapo janë bâ gati për konvertim!?
Zot ruje Kosovën nga kthetrat! /InLajmi/