Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e liruar nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani”, thuhet në komunikatë.
Ky nuk është shkarkimi i vetëm i kryeministrit në detyrë, sepse ai më heret kishte shkarkar ministrin Agim Veliu dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti./InLajmi/