Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës nga Mitrovica, Valdete Idrizi, e ka dënauar ashpër gjuhën nxitëse për vllavrasje që bëri sot kryetari i Mitrovicës veriore Agim Bahtiri.
Deputetja Idrizi Idrizi ka shkruar në faqen e saj në Facebook se nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës së Mitrovicës në kohë pandemie, nuk do koment, është e tmerrshme, e denueshme, e pa pranueshme nga të gjithë, pa dallim.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!
Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E denueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!
Qytetarët i lus të vazhdojnë të rrinë në shtëpi, të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi duke qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, duke bërë vepra të mira, duke qenë tolerant, bashkëpunues e solidar, dhe duke i respektuar të gjitha masat dhe udhëzimet nga Institucionet. Të bashkëpunojnë me Institucionet Shëndetësore!
Në këtë mënyrë iu lehtësojmë punën edhe atyre që janë në vijë të frontit në përballje me virusin, e nuk kanë komoditet të rrinë në shtëpi!
Vetëm bashkë mund të kalojmë këtë pandemi sa më lehtë!