“Dje, familjeve në nevojē në qytetin e Prizrenit, u ndamë 200 thasē, (nga 25kg), me miell, kurse sot do t’i ndajmë edhe 200 thasë tē tjerë”, tha për InLajmin, Afrim Kala bashkëpronar nĕ Shtypshkronjën “Vertigo”.
Familja e njohur prizrenase Kala, qē në vitet e 70-ta të shekullit tē kaluar ka dhēnë sportistë të dalluar për sportin prizenas, veçmas nē KF “LIRIA”. Zija Kala, ishte lojtar i dalluar në ekipin e zemrës prizrenase, kurse vēllezëtit e tij, Ymer dhe Ali Kala, pas disa sezonave të kaluar nē KF “Progres”, dikur anëtar i Ligës së parë të Kosovē, karrierën e përfunduan në KF “Liria”.
Mirēpo, pasardhësit e tyre vēllezërit, Aftim, Skender dhe Sejdi Kala edhe pse nuk e vazhduan traditën e axhallarëve dhe tē babait, nga puna dhe djersa në biznesin e tyre mbi tre dekada në Shtypshkronjēn “Vertigo”, pos që u bēnë njëra ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të qytetit, gjithëherë moralisht dhe materialisht ishin edhe sot janë me dhe afër sportit dhe kulturës prizrenase.
“Meqë jetojmë dhe punojmë në Prizrenin e lashtë, gjithëherĕ sipas mundësive tona, i përkrahim materialisht si KF ‘Litia” dhe sportet e tjera, ashtu edhe SHKA “Agimi” dhe aktivitetet e ndryshme kulturore ne qytet. Ndërkaq, sa i përket situatës së krijuar nga pandemia #Covid19#, kur një pjesë e familjeve në qytetin tonë, kanë nevojë pĕr dorēn e ndihmës, veçmas pĕr miell, bashkë me vëllezërit e mi, i siguruam 10 ton miell, 400 thasë nga 25 kilogram dhe nga dje, bashkĕ me punëtorë tanĕ nisëm shpĕrndarjen nëpër familjet nĕ nevojë”, – na tha Afrim Kala.
Të theksojme se në shtypshkronjēn “Vertigo”, pronë e familjes Kala, e cila për shkak të situatĕs së krijuar nga pandemia #Covid19#, janë të punësuar 20 punëtorē tĕ profileve të ndryshme. Osman Goranci/InLajmi/