Pas vendimit për ‘orë policore’, jo të gjitha barnatoret janë hapur gjatë orës kur është e kufizuar lëvizja në kryeqytet. Ato do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre prej orës 06:00 deri në orën 17:00, derisa pas kësaj kohe do të punojnë me rotacion.
Pas orës 17:00 janë vetëm pesë barnatore në kryeqytet që do të qëndrojnë të hapura për qytetarët në rast nevoje.
Ndryshe, deri më tani janë identifikuar 91 raste të prekura me koronavirus, ndërsa është shënuar një i vdekur nga kjo pandemi dhe një i shëruar.
https://www.facebook.com/ofkosova/posts/2807006469397622